Policia jep informacion për aksidentin në Fier: U përplasën tre mjete, 4 të plagosur në spital, dhjetra dele të ngordhura në rrugë

by editor

Policia e Fierit jep informacion rreth aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Qarr.

Advertisements

Në aksident janë përfshirë tre mjete ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. njëkohësisht janë shtypur disa krerë bagëti.

Advertisements

‘Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit’, njofton policia vendore.

You may also like