Vjedhja e makinave me qëllim përdorimin e tyre në ngjarje kriminale, ishte kthyer në një punë të zakonshme për grupin e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij.
Advertisements
Personat përdornin thuajse të njëjtin truk, duke kapur gafil çiftet e rinj që kryenin marëdhënie seksuale në makinë ose të rinj që konsumonin drogë brenda në mjetet e tyre.
Advertisements
“…Jemi policia, mos lëvizni…”.
Kjo ishte fjalia e parë që përdornin anëtarët e grupit dhe pas kësaj, detyronin çiftet e kapur në marëdhënie seksuale apo duke pirë drogë të zbrisnin nga mjeti, me idenë se ishin kapur në paligjshmëri nga policia.
Brenda në makinë hipnin anëtarët e grupit, duke e larguar me shpejtësi. Më pas mjetet e vjedhura përdoreshin për të kryer vrasje dhe krime të tjera.
Artan Tafani, bashkëpuntori i prokurorisë ka treguar disa momente kur kanë përdorur këtë truk për vjedhjen e automjeteve.
Një makinë tip “Benz-Mercedez” e gjendur dhe sekuestruar në garazhin e Enio Meçaj në zonën e “Astirit”, rezulton e vjedhur në Durrës nga Tafani dhe Lulzim Arapi.
Këta dy persona në bashkëpunim me Laert Haxhiun kanë survejuar një të ri, teksa po konsumonte kokainë brenda makinës së tij. Tafani dhe Arapi, kanë zbritur nga makina e Laertit dhe prej andej janë drejtur tek benzi ku qëndronte i riu.
“…Jemi policia mos lëviz…”-i janë drejtuar të riun, i cili ishte duke pirë kokainë.
I riu ka zbritur nga makina me idenë se kishte të bënte me punonjës policie.
Por sapo i kanë marë çelësin, Tafani dhe Arapi kanë hipur në mjetin e tij “Benz” dhe janë larguar. Ky mjet është çuar në Sarandë, duke u përdorur për survejimin me qëllim vrasjen e shtetasit R. Çaushi.
Por në pamundësi për të gjetur këtë të fundit, “Benzi” i vjedhur është sjellë në Tiranë, duke u mbajtur i mbyllur në ambjentet e një garazhi, derisa në muajin qershor u sekuestrua nga policia.
Një tjetër rast i mbetur në tentativë për vjedhjen e një benzi është në rrugën Tiranë-Elbasan. Tafani, Lulzim Arapi dhe Firdeus Berberi, kanë kapur gafil dy të rinj teksa kryenin marëdhënie seksuale brenda në makinë.
Ata janë prezantuar si punonjës policie, duke i kërkuar të zbrisnin nga makina.
Siç tregonin Tafani, nga makina ka dalë vetëm vajza e cila ka filluar të qajë, ndërsa Tafani i ka kërkuar që të merte rrobat dhe të vishej.
Nga makina nuk ka pranuar të zbriste djali i ri, i cili u ka thënë se makinën ja kishte blerë babai dhe s’mund tia dorëzonte askujt.
Ai ka ngjallur dyshime mbi prezantimin e tyre si policë dhe ka mbyllur dyer nga brenda, duke mos pranuar të dali jashtë.
Në pamundësi për ti marë makinën dhe me vajzën që po qante pasi ndodhej e zhveshur, ata janë larguar duke mos arritur të vjedhin makinën që i kishin vënë syrin.
Një tjetër rast të vjedhjes së mjeteve, teksa kapnin çiftet duke kryer marëdhënie seskuale, është ai i grabitjes së automjetit “Fiat Chroma”.
Brenda mjetit me targë AA913ML ndodheshin Endri.H dhe e dashura e tij Ermira.L. Dy të rinjtë kishin parkuar makinën në zonën pas “Casa Italia” dhe teksa kryenin marëdhënie seksuale, janë përballur me persona të panjohur dhe të armatosur me pistoleta me silenciatorë.
Gjithçka ka ndodhur në 24 shtator 2019 kur rreth orës 19:40, para çiftit është shfaqur një person duke i thënë “…Policia, ndal mos lëviz…”.
Sips dëshmisë së Endri.H, dy personat që e kishin rrethuar kanë dalë nga një automjet “Mercedes-Benz”. Njëri prej tyre e ka goditur me shuplakë, ndërsa tjetri që mbante pistoletë i ka pohuar: ”…policia mos lëviz…dilni nga makina…”.
Ky person ishte i gjatë rreth 180 cm, trup i dobët dhe me flokët të ngritura përpjetë, dhe kur fliste kishte theksin e Beratit dhe Fierit.
Endri ka dalë nga makina dhe ky person i ka vendosur sendin si pistoletë në pjesën e kurrizit dhe ai është ulur në gjunjë në rrugë pranë mjetit.
Në këtë kohë personi tjetër, i cili ishte trup i shkurtër, me trup mesatar, i cili mbante një bluzë me zinxhir, me kapuç në kokë është afruar pranë tyre, ka dalë nga pjesa e pasme e mjetit dhe prej andej ai ka zbritur Ermirën, e cila ishte në sediljen e pasme të mjetit.
Në kohën që të dy këta persona po merreshin me ta, automjeti tip “Benz Mercedes C Clasik”, është ndezur ka dhënë gaz dhe me shpejtësi është larguar, shkruan Ora News.
“…personi që ishte trup vogël me kapuç në kokë, ka hipur në sediljen e drejtuesit të mjetit “Fiat Croma”.
Personi me trup të gjatë që më mbante nën kërcënimim e pistoletës, ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit dhe më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së lagjes “Astir”.
Sapo ata janë larguar unë kam njoftuar policinë…”-ka treguar në dëshminë e tij Endri.H.
Sipas tij makina e vjedhur në Tiranë që më pas u përdor në vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë, i përkistet hallës së Endrit, shtetases K.S, por për shkak se halla ishte larguar në Itali, makinën e përdorte nipi.