Policia njoftim për vrasjen në Sarandë: 49-vjeçarja vrau me sëpatë burrin pas një sherri

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen tronditëse që është shënuar në Sarandë, ku gruaja ka vrarë me sëpatë burrin.

Advertisements

Policia njofton se dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpate bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Advertisements

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje