Automjeti luksoz tip “Lamborghini” që u sekuestrua në Cërrik të Elbasanit me vendim të prokurorisë, pritet t’i kalojë policosë rrugore të Tiranës.
Advertisements
Mjeti i përkiste Arjan Kamanit, i cili ishte i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
Advertisements
Makina dyshohet se është blerë nga të ardhurat e krimit, teksa të gjitha makinat super luksoze që u janë sekuestruar anëtarëve të grupeve kriminale në vend, përdoren nga policia e shtetit.
Kujtojmë që më herët ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar më herët se nuk do të shitet asnjë mjet dhe pasuri e sekuestruar nga krimi i organizuar, sepse sipas një studimi ndodh që këto pasuri përfundojnë tek të njëjtët persona që i kishin më para.
Më herët policia mori në përdorim edhe mjetin tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, që ishte në pronësinë e ish-missit shqiptar Trejsi Sejdini. Vlera e makinës luksoze në treg kalonte shifrën e 100 mijë eurove.