Policia zbardh ngjarjen në Buzaishtë të Pogradecit, 39-vjeçari tentoi të grabiste me armë punonjësin e Ndihmës Sociale

by editor

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona të akuzuar se kanë ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes, një 39-vjeçar që ditën e djeshme kërcënoi me armë zjarri grupin e Ndihmës Sociale nga Tirana.

Advertisements

Ngjarja ndodhi në fshatin Buzaishtë, ku grupi i vlerësimit të ndihmës u kërcënua me armë nga 39-vjeçari gjatë një tentative për t’i grabitur telefonat dhe orën.

Advertisements

Policia thotë se vijon puna për kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Ç. dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

You may also like