“Polonia mund të përplaset ushtarakisht me Rusinë”, ish-kreu i Kremlinit: Varshava do të nisë Luftën e Tretë Botërore nëse…

by editor

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus dhe njëherazi ish-kreu i Kremlinit, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se veprimet e Polonisë mund të çojnë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë dhe Bjellorusinë dhe të nisë Luftën e Tretë Botërore.

Advertisements

“Ngritja ushtarake e Polonisë dhe prania ushtarake polake në Ukrainë mund të shkaktojnë një konfrontim të drejtpërdrejtë midis Varshavës dhe Bjellorusisë dhe Rusisë”, tha Medvedev në një artikull për mediat ruse.

Advertisements

Sipas Medvedev, “veprimet e pamatura të Polonisë, nëse mbështeten nga aleatët e saj në NATO, mund të kenë pasoja të rrezikshme për të gjithë botën”. ”

Atëherë Polonia do të përmbushë rolin e ‘hienës së Evropës’ që nisi Luftën e Tretë Botërore,” shtoi ai.

You may also like