Sokol Mjacaj vijon të mos jetë bllokuar nga policia në ambientet e burgut pasi vrau me armë zjarri Arben Lleshin nga Burreli. Mësohet se Mjacaj ndodhet në ambientet e kuzhinës, ku edhe po mban peng disa punonjës.
Advertisements
Paraprakisht dysohet se arma që Mjacaj përdori për të vrarë Lleshin është futur me dron në ambientet e burgut. Autori ka qëlluar në drejtim të Arben Lleshit, të cilin e ka patur objektiv, ndërkohë që është plagosur edhe Ilir Xhakja.
Advertisements
Misteri
Ngjarja është tejet e rëndë dhe situata ende nuk ka përfunduar, kurse policia nuk e ka të plotë dinamikën e saj. Mister mbetet shkaku që ka shtyrë Mjacajn për të vrarë Lleshin në burg, pasi ky i fundit ka shumë “background”, i cili nis që nga viti 2012 kur vrau shokun e tij Agim Hoxha në Angli pas një sherri për motive të dobta.
Advertisements
Pas kësaj ngjarjeje pasoi hakmarrja e familjes Hoxha duke vrarë disa të afërm të Lleshit, përfshi babanë. Dyshohet se Mjacaj ka shërbyer pikërisht për të vijuar këtë sagë hakmarrjesh pas një porosie nga jashtë, nisur edhe nga fakti se duhet një strukturë e mirëorganizuar si edhe shumë para për të futur një armë në burg.
Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, do të transferohej këto ditë për në regjimin “41bis”, gjë që duket se ka shtyrë për të kryer krimin sot.