Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi deklaroi se përmes një akti normativ qeveria do t’u grabisë shqiptarëve 400 milionë dollarë. Bylykbash në fillim kryeministri Rama tha se do të ishte një investim nga privati, por tani me një akt normativ do të paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë.
Advertisements
“400 milionë dollarë në tre vitet e ardhshme do tu grabiten shqiptarëve për të ndërtuar portin e ri në Porto Romane. Rama në fillim tha do ta bëjë investim private, pastaj tha me kredi, por u fut në buxhet vitin që shkoi për të ndryshuar tani, për ta paguar tani. 400 milionë dollarë për një port, i cili nëse nuk do të kishte bërë kontratën antikushtetuese dhe hiperkorruptive, porti i Durrësit nuk kishte nevojë të ndryshonim vend dhe ne nuk kishin nevojë që qeveria t’ua grabiste 400 milionë shqiptarëve me një akt normative.
Advertisements
Kemi një port që ekziston prej 2700 vjetësh dhe e zhdukim sot. Pse?! Nëse nuk do të kishim këtë qeveri hajdute, nuk do kishin nevojën t’u merrnin 400 milionë dollarë shqiptarëve në tre vite. Me kontratën që kanë bërë, Rama i ka dhuruar privatit. I gjithë fitimi i shtetit është 280 milionë euro, kjo kur të mbarojë kontrata pas 20 vitesh. Nyja ku lidhen të gjithë korridoret po zhduket, po vritet. 400 milionshi që u merret këto tre vjet është vetëm fillimi.
Kjo ndodh vetëm për diçka, Rama ka vendos një sistem, pandëshkueshmëria. Sistemi i drejtësisë është komplet i kapur. Nuk më intereson ekspozita e një metri kub dosjesh nga SPAK, Ajo që dimë që të gjithë është se duke filluar nga kryeministri, ministri dhe drejtorët, kanë nga një metër kub parash të lëna mënjanë. Kjo është mizura, jo ai metri kub i dosjeve. Kjo është një histori pandëshmueshmërie dhe se kohë që do të përpiqen që ministrin ta mbajnë jashtë hetimit dhe pse akuzohet për një nga korrupsionet më të mëdha dhe ta çojnë për shpërdorim detyre, ndërsa kryetarin e opozitës e mbajnë në arrest”, tha ai.