Pranë një lokali, qëlllohet me armë zjarri 47-vjeçari shqiptar në Itali

by editor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Santerno të Italisë, pranë një lokali. Një 47-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri. Për pasojë shqiptari ka mbetur I plagosur, teksa ngjarja ndodhi pas një debate me autorin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të dyshuar. Konflikti verbal dhe më pas fizik ka ndodhur për larje hesapesh.

Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë njeri tjetër veç shqiptarit të plagosur dhe autorit që ende nuk dihet kush është dhe nga është. Mediat italiane bëjnë të ditur se i plagosuri ka disa dosje në polici.

You may also like