Fjalët “prapanicë” dhe “Noc Rrok” kanë shkaktuar përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, aq sa mbledhja është ndërprerë për disa minuta.
Advertisements
Fillimisht ishte deputeti Saimir Korreshi, ai i cili kërkoi paraqitjen e kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenes Vilma Nushi për të dëshmuar në komisionit, por sipas tij, kreut të qeverisë nuk ia mban “prapanica” që të shkojë.
Advertisements
Por, duket se fjala “prapanicë” ka irrituar deputetin socialist Ilir Metaj, ku sipas tij, Rama s’ka arsye pse të vijë në komision dhe se Korreshi ra në nivelin e prapanicës. Në replikën e tij, Korreshi i përmendi Metaj shprehjen e Ramës “Noc Rrokun”.
Saimir Korreshi: Do të doja disa leksione se si mund ta kemi krimin e organizuar nga Rama, se si mund të vidhen kaq shumë lekë me buxhet të shtetit. Të vinte të na i tregonte disa leksione, leksione se si rrihet duke ngrënë dardha mbrapa, ose të thotë që jam frikacak, nuk ma mban prapanica të vij këtu në komision. Kështu me pak llafe. Ne ia dërgojmë me shkrim, edhe me televizor, por puna është se as ju nuk shikon në TV, jo më ne. Nga godina atje, po deshi, kemi harxhuar 2 milionë e ca euro charter, i fusin ca charter nga këtu përballë, se mbase do edhe një të fundit, ta lyejë edhe njëherë mirë.
Advertisements
T’ia shtrojmë me petale se mbase vjen, ka kohë që të lërë punët, të marrë të gjithë ambasadorët në mbledhjet e partive, por e kërkon një komision hetimor ju thoni nuk vjen. Pse nuk vjen, kush e ndalon. Të na thotë me shkrim që nuk vjen, mirë ky kryeministri që ju ka të gjithëve në rresht, po Vilma se ka marrë ca lekë. Të paktën kryeministri mund të mos i ketë marrë drejtpërdrejt në llogari, por shoqja Vilma i ka në llogari 1.7 mln euro divident, të tjerat hajde hajde sa do të ketë, Kjo ka detyrimin të na tregojë për 1.7 që i ka rruajtur shqiptarëve? Se çfarë pune ka bërë dhe sa djersë ka derdhur, të na tregojë edhe neve si fitohen këto tenderat. Ju thoni vazhdojmë tek rendi i ditës, ne s’kemi mbyllur ato natës. E mbyllëm?
Noka: Narko-drejtori Ilir Proda konkurs fake për drejtuesit e qarqeve, ushtarë të bandave, emërohen në emër të krimit dhe kundër opozitës
Nuk isha këtu unë? A po kisha edhe unë një takim elektoral si shoku Edi Rama pra, epo kështu është. O Plarent të lamë një muaj e gjysmë, bilbilose, pse nuk e thërrite pak kryeministrin, Kemi qejf ta shohim se na ka marrë malli kemi 6 muaj se kemi parë. I thoni ‘Hajde se i ka marrë malli ato të opozitës, të shohim me sy, vetëm hajde aman, o Skëndërbe. Ta thërrasë Mamica hajde o Skëndërbe të të shohim, të çajmë malet në dysh. Të vijë Rama dhe Vilma, edhe dorë për dore s’ka problem.
Ilir Metaj: Përse mund të vijë Edi Rama dhe çfarë mund të mësojë ai këtu. Nuk është hera e parë që dikush nga ju e zbret fjalorin derisa fjalën ia jep prapanicës, sikurse bëri edhe kolegu aty, që na solli në Komision prapanicën. E kuptoj që e keni treguar me vepra dhe jo vetëm me fjalë që është maja ku mund të arrini, përse mund të vijë Rama dhe çfarë mëson ai këtu. Ai do ju mësojë se si ndërtohen projekte për të ndryshuar Shqipërinë dhe si ndryshohet faqja e Shqipërisë. por për ta kuptuar këtë duhet të dalësh jashtë nivelit të prapanicës dhe për këtë nuk e bëni dot. Jeni të pashpresë në këtë drejtim.
Saimir Korreshi: Herë tjetër nuk do të flas me nder, por me Noc Rokun, pa merak. Noc Rrokun herët tjetër, të ta këndoj nga mëngjesi deri në darkë, siç ta këndon kryeministri. Fillon me Noc Rok, vërshëllen, bilbilosin që…
Albana Vokshi: Nuk ia dhashë për replikë, ia dhashë zotit Mziu. A ka mundësi të heshtësh
Albana Vokshi: Zoti Metaj për çfarë e doni fjalën
Albana Vokshi: Kush ta përmendi emrin? Kush? Saimir përdori tjetër emër, nëse e ke emrin ashtu dakord. Por nuk e ke ashtu, përmendi tjetër emër ai, nëse është ky emri dakord. Nëse është emri jot ai, ta jap fjalën për replikë. Por ai përmendi një emër tjetër që e ka qejf kryeministri yt. Meqënëse ti ke emër tjetër. Saimir Korreshi ka përmendur emër tjetër.
(Ilir Meta ngrihet duke folur në këmbë).
Albana Vokshi: Nëse ke marrë detyrë të prishësh Komisioni. Korreshi e përmendët emrin e Metajt? A e përmendët gjë emrin e tij? Nëse quhesh ashtu ta jap emrin (I drejtohet Metaj) Mbaj vendin aty. Ulu, nëse e ke Noc emrin ta jap, nëse e ke Ilir s’ta jap.
Plarent Ndreca: Ti po e ngacmon
Albana Vokshi: Të qetësohet, nëse i keni dhënë detyrën të prishë komisionin dakord
Plarent Ndrenca: Po e kthen personale.
Albana Vokshi: Gjeni emrin si e keni pastaj hajde flisni. Kur ta përmendë emrin