Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej dy orësh në SPAK.
Advertisements
Mësohet se Veliaj po pyetet për dosjet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, si dhe për hetimin pasuror që po kryhet ndaj tij dhe familjarëve të tij.
Advertisements
Gjithashtu, kryebashkiaku socialist po jep llogari për qarkullime financiare të dyshimta nga Bashkia e Tiranës, në drejtim të familjarëve të tij.
Për Veliajn ka disa dosje në SPAK. Ndër to mund të përmendim aferën e inceneratorit të Tiranës, dosjen “5D”, shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërtimi i kullave në kryeqytet, shembjet te “5 Maji” dhe rindërtimi i banesave të shembura nga tërmeti i 2019-ës.
Kjo është hera e dytë që Veliaj shkon në SPAK. Më 30 prill, kryebashkiaku i Tiranës qëndroi rreth orë në Prokurorinë e Posaçme, ku dëshmoi për aferën e inceneratorëve.
Nga ana tjetër, disa ditë më parë u mor në pyetje bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.