Në të njëjtën ditë me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ka ndërruar jetë edhe aktori dhe regjisori i njohur italian, Francesco Nuti.
Advertisements
Ai ka mbyllur sytë përgjithmon në moshën 68-vjeçare mëngjesin e sotëm në Romë, teksa prej disa kohësh ishte i sëmurë.
Advertisements
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Ginevra së bashku me familjarët të cilët falënderojnë sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që e kanë trajtuar aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes. Data dhe vendi i varrimit do të bëhet i ditur në orët në vijim. Familja përmes një deklarate kërkon që të respektohet momenti i dhimbjes së madhe dhe për këtë arsye nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë deklaratë.
Francesco Nuti jetoi dy jetë: e para si aktor dhe regjisor filmi, interpretues i asaj lloj komedie romantike dhe të hidhur, që pati një ndikim të madh në humoristët e brezave të mëvonshëm, të cilët me butësinë e tij ishin një kampion në arkat e viteve ’80; i dyti, tashmë një viktimë e trishtë e krizës së kinemasë së tij komike, e karakterizuar nga një kalvar rëniesh, aksidentesh, dhe sëmundjesh, që nga viti 2006.
Advertisements