Presidenti i PL, 4 orë në SPAK/ Gazetari i njohur zbardh prapaskenat e bujshme: Ilir Meta nuk ishte i qetë, ndaj tij dhe Kryemadhit po kryhen…

by editor

Gazetari Ermal Vija thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po kryen veprime hetimore ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, lidhur me dy kallëzime, atë të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Advertisements

Në një intervistë për “Newsline”, Vija u shpreh se Meta, i cili doli nga SPAK pasi u pyet pas 4 orësh, nuk ishte i qetë në fjalën e tij për mediat, madje, ndryshe nga herët e tjera, qëndroi shumë pak me gazetarët.

Advertisements

“Në fakt, ditën e djeshme zonja Kryemadhi nuk e përmendi Ilir Metën si pjesë e verifikimit që po kryhet, por janë disa kallëzime dhe dy prej tyre kallëzimeve janë regjistruar dhe është bërë një procedim i vetëm. I pari lidhet me lobimin e ish partisë LSI në SHBA, një lobim me një shumë parash prej 700 mijë dollarësh, burimi i të cilave nuk dihet. Kemi edhe një kallëzim tjetër, pretendimin se janë kryer disa ndërhyrje estetike, nga ana e Monika Kryemadhit, por edhe nga ana e zotit Meta, me burimin e parave, të cilat nuk janë deklaruar. Të dyja këto kallëzime, janë regjistruar në një procedim të vetëm dhe Prokuroria e Posaçme po kryen veprime hetimore në lidhje me akuzën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Mbi këtë akuzë, Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet dhe verifikimet, në lidhje me personat që mund të jenë të përfshirë, përshi të afërm dhe familjarë të zotit Ilir Meta apo edhe zonjës Monika Kryemadhi. Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e nënës së Monika Kryemadhit.

Kjo për sa kohë ka regjistruar këtë procedim penal, mbi këto vepra penale dhe ka mundur të sigurojë një transaksion bankar, i bërë nga ana e Monika Kryemadhit, në drejtim të fëmijëve të bashkëshortëve, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Prokuroria e Posaçme ka dashur të provojë nëse mund të kapte ndonjë sasi parash që mund të kishte lidhje me këto vepra penale. Aty janë sekuestruar disa celularë apo dokumente të tjera që mund t’i vijnë në ndihmë hetimit. Deri tani, prokuroria nuk i ka komunikuar ndonjë akuzë Krymadhit apo Metës, po kryen veprime hetimore mbi procedimin e regjistruar. Prokuroria po kryen veprime hetimore.

Këto janë deklarata të bëra publike nga zoti Meta. Në momentin që doli nga SPAK, nuk pranoi të jepte sqarime. Ai preferoi të sulmonte Altin Dumanin, e përfshin si bashkëpunëtor të Edi Ramës. Meta qëndroi në një periudhë mjaft të shkurtër me gazetarët, nuk ishte i qetë, ndryshe nga zonja Kryemadhi, ajo dha sqarime. Meta nuk pranoi të jepte asnjë sqarim. Janë procese që zgjasin. Prokuroria ka kohën e mjaftueshme sepse nuk e ka regjistruar në emrin e një personi. Akuzën mund ta presim, por nuk mund të presim zhvillime në caktimin e një mase sigurie. Por duhet të presim. Nuk ka emër të një personi të regjistruar, deri në këtë fazë ka hetim mbi veprat penale”, theksoi ai.

You may also like