Marsit i erdhi fundi dhe bashkë me të në Prill vjen edhe mërzia e pavendosmëria, që sipas astrologëve do të jetë një kohë me ndryshime të mëdha.
Advertisements
Ky ndryshim nuk do të thotë se do të jetë i këndshëm për të gjithë. Janë dy shenja të horoskopit që do të jenë mjaft të tendosura në muajin e dytë të pranverës, gjë që do t’i sjellë ballë për ballë me vendime, mendime dhe tronditje në marrëdhënie.
Advertisements
Kjo nuk do të thotë që ne të tjerët do të kemi një muaj krejtësisht të shkujdesur (Merkuri kthehet në retrogradë më 2 Prill), por të paktën gjërat nuk do të jenë aq të këqija sa ishin për Luanin dhe Shigjetarin.
Luani
Marsi, i cili është në Peshqit nga 23/3, shkakton vetëm tensione, keqkuptime dhe konfuzion në biznes, shtëpi apo marrëdhënie.
Bilanci është i prishur dhe ndërkohë që do të ndjeni se është koha e mirë për të nisur diçka të re dhe për të zbuluar potencialin tuaj, një zhvillim i paparashikuar do t’ju detyrojë ta bëni këtë ndryshim shumë më shpejt dhe shumë më fuqishëm.
Megjithatë, kjo do të shkaktojë tensione në marrëdhëniet tuaja. Jeni të ftuar të gjeni tw mesmen e artë mes punës dhe jetës personale me kërkesat nga të dyja palët.
Kërkon mirëkuptim nga njerëzit e tu, por nuk e gjen. Varet nga ju që të vendosni se çfarë të bëni dhe si të vazhdoni. Megjithatë, tensionet dhe presioni priren t’ju ngatërrojnë në vend që t’ju ndihmojnë.
Shigjetari
Mos u gënjeni nga atmosfera pozitive e ditëve të para të muajit. Jeni në qendër të zhvillimeve dhe vëmendjes, por shumë shpejt do të detyroheni të shikoni pjesët më të errëta të personalitetit tuaj.
Mërkuri retrograd deri më 17 prill i vendos planet tuaja në akull dhe ju detyron të merreni vazhdimisht me punët e vjetra. Krijohet fort nevoja për t’u izoluar, në rast se arrin të identifikosh saktësisht se çfarë të shtyn të rijetosh vazhdimisht të vjetrën dhe të mos kujdesesh për veten ashtu siç do të doje.
Kjo mund të jetë e dobishme kur vendosni të ndiqni një rutinë të re bukurie dhe kujdesi për lëkurën.