Primaret në Durrës, Bylykbashi: Procesi po shkon shumë mirë! Ka fluks të lartë pjesëmarrësish në votime!

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, foli sot nga Durrësi, për procesin e primareve që po mbahen në këtë qark.

Advertisements

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi, tha se procesi po shkon shumë mirë dhe se ka pasur fluks të lartë pjesëmarrësish që në fillimin e procesit të votimit.

Advertisements

Demokrati tha se sot me procesin e primareve në PD, është hapur sipari i një nga proceseve më të rëndësishme jo vetëm politike por edhe në demokracinë partiake.

Oerd Bylykbashi: Sot 1 mars 2025 ka hapur siparin një nga proceset më të rëndësishme jo vetëm politike por edhe në demokracinë partiake, jo vetëm të Partisë Demokratike por për të gjitha partitë politike në Shqipëri. Janë Primaret e PD për të përzgjedhur në fazën e parë kandidatë që do t’i nënshtrohen më tej gjykimit të PD për listat e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Parlamentin e Shqipërisë.

Janë një moment i rëndësishëm sepse anëtarësia do të përcaktojë me votë, kush do t’i përfaqësojë ata dhe shqiptarët që do të duan të votojnë më 11 maj ndryshimin. Procesi ka nisur në orën 08:00 me një interes të lartë, fluksi është i lartë që në fillim, me një rregullshmëri maksimale. Procesi deri tani po shkon shumë mirë në të gjithë qarkun e Durrësit, po kështu edhe në 11 qarqet e tjera.