Mishel dhe Stefani Karafili, dy prindërit e Antonio Karafilit që u mbyt me çarçaf në muajin qershor 2018 në Voskopojë, i janë drejtuar me një kërkesë prokurorisë së Korçës, duke kërkuar prej këtij institucioni, ndryshimin e akuzës për 25-vjeçaren Kejsi Spaillari.
Advertisements
Kjo e fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale të “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi së bashku me Rexhep Vathin, kanë mbytur dhe më pas varur në pemë 18-vjeçarin Antonio Karafilin.
Advertisements
Por dy prindërit duan nga prokuroria që Kejsi Spaillari të akuzohet për “Vrasje për shkak të marëdhënies familjare”.
Përmes një MEMO-je të dërguar së fundi në prokurori, dy prindërit i kujtojnë prokurores së çështjes se djali i tyre Antonio, i mbetur viktimë në këtë ngjarje dhe autorja e krimit, Kejsi Spaillari, kishin një lidhje sentimentale duke bashkëjetuar mes njëri-tjetrin.
Një fakt i tillë është pranuar nga të dyja familjet, e vajzës dhe djalit.
“…Kejsi Spaillari dhe Antonio Karafili kanë pasur një lidhje intime dhe të vazhdueshme për më shumë se dy vite. Marrëdhënia e tyre ka qenë e pranuar nga të dy familjet, duke i dhënë kësaj lidhjeje karakterin e një familjeje de facto.Ata kanë kaluar kohë të konsiderueshme së bashku, duke funksionuar si një çift…”- thuhet në Memon e dërguar prokurorisë.
Nisur nga kjo situatë, prindërit kanë kërkuar kualifikimin e akuzës për të pandehurën e vetme në këtë dosje, shtetasen Spaillari, e cila tashmë është larguar nga Shqipëria duke u vendosur me banim në Kanada.
Nëse akuzat ndryshojnë dhe Spaillari deklarohet fajtore në gjykatë, për këtë krim ajo rrezikon një dënim që varion nga 35 deri në 25 vite burgim.