“Prindërit të shqetësuar me temperaturën”, mjekët bëjnë paralajmërimin e rëndësishëm: Do ketë rikthim të…

by editor

Aktiviteti i viruseve respiratore është po aq i dendur sa në Janar thonë mjekët dhe kjo shihet nga numri i lartë i vizitave që bën çdonjëri prej tyre.

Advertisements

“Ditët e para të javës janë shumë të ngarkuara më vizita. Bëhen rreth 40-50 vizita në çdo turn. Janë kryesisht gjendjet gripale ato që dominojnë si dhe laringitet, trakeitet, faringitet që lidhen me pjesët e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes”, tha mjekja pediatre Arda Gjermeni në një intervistë televizive.

Advertisements

Temperatura e shpeshtë dhe e gjatë në kohë shqetëson shpesh prindërit të cilët pas ditës së tretë kërkojnë me këmbëngulje antibiotik.

“Virozat në qarkullim shtrihen gjatë në kohë, mesatarisht 5-7 ditë. Prindërit nga dita e tretë fillojnë të shqetësohen dhe pyesin, pse nuk po i ikën temperatura, a mund t’i përdor antibiotik?… Ata duhet të kenë besim tek mjeku i tyre .Nuk duhet të marrin antibiotik pa recetë apo një shurup që i ka bërë mirë fëmijës së komshiut. Çdo fëmijë ka mjekimin e tij të personalizuar”, tha mjekja.

Advertisements

Ajo që po haset shpesh sipas mjekëve është rikthimi I një gjëndje virale e cila nuk ka lidhje me të parën

“Po hasim shpesh rikthim të virozës. Fëmija pas një gjendje sëmundshmërie, është bërë mirë 2-3 ditë dhe pasi ka frekuentuar si normalisht çerdhet , kopshtet apo shkollat, ka patur sërish temperaturë dhe prindërit mendojnë se nuk është mjekuar mirë. Në fakt fëmija është ekspozuar ndaj viruseve të tjera për shkak të qarkullimit të dendur të tyre dhe normalisht tani ka një tjetër infeksion viral për të cilin duhet mjekuar sërish”, u shpreh Arda Gjermeni.

Mjekët këshillojnë shmangien e urgjencave spitalore për gjendjet virale dhe ndjekjen e fëmijëve pranë qendrave shëndetësore me qëllim uljen e ekspozimit ndaj viruseve.

You may also like