Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një audio-regjistrim në profilin e tij në rrjetin social të dërgur nga qytetari dixhital, ku pretendohet se është regjistruar gjatë mbledhjes së prindërve me mësuesit në shkollën “Fan Noli” pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj.
Advertisements
Nga biseda e prindërve mes mësuesit kuptohet se klasa ka qenë në dijeni të thikës që posedonte autori Mario Përlleshaj, pasi një prej prindërve pretendon se ai ia u ka treguar në klasë dhe ka thënë se “Prisni se ç’do ndodhë sot”.
Advertisements
Sipas qytetarit dixhital, mësuesja edhe pse ishte në dijeni të konfliktit, i ka dhënë leje Mario Përleshajt për të ikur nga mësimi me 5 orë, “që të dilte pa bërë orën e 6-të dhe të lante hesapet me Martinin”.
Postimi i plotë:
Advertisements
Ndiqeni sipas interesit këtë bisedë prindër-mësuesë në shkollën “Fan Noli”.
Kjo audo e regjistruar nga nje prind e pastaj ma dergoj mua,gjate mbledhjes se sotshme te prinderve me mesuesit e shkolles “Fan Noli”,ne audio eshte nje zoteri prind teper i tronditur,i cili u kerkon dhogari mesuesve dhe drejtorve rreth ngjarjes tragjike.
Ne kte ballafaqim prinder-mesues u thane te gjitha prapaskenat e se vertetes,te cilat nuk do thuhen kurre publikisht.
Pasi mesues dhe drejtore te shkolles “Fan Noli” i kane pyet femijet gjate gjith dites sot dhe dhe ” A ju ka marr kush ne pyetje kto dite’ dhe i porosisin vazhdimisht femijet 6-7-9-13 vjeç qe “Mos jepni intervista mos flisni nese ju afrohen gazetaret”
Konfliktin mes dy adoleshenteve: E dinte ofecieri i sigurise,e dinte psikologu,e dinte drejtoresha,e dinte zysha,e dinin nxenesit. Sepse i riu qe vrau Martinin u kishte treguar thiken klases dhe u kishte thene se per ke e kishte marre thiken me vete.
Plus zysha duke qene ne dijeni per konfliktin i ka dhane leje ne perfundimin e ores se 5-te adoleshentit vrases te Martinit qe te dilte pa bere oren e 6-te dhe lante hesapet me Martinin,pasi Martini ne perfundimin e ores se 5-te do ikte per ne shpi.