Priten reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të enjte

Orët e paradites vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të rrezikojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të përqendruara do të jenë në veri të territorit.

Advertisements

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet gradualisht nga i gjithë territori i vendit.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.