Pritet rritja e çmimit/ Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun e bukës

by editor

Autoritetit i Konkurrencës, njoftoi se ka vendosur nën monitorim tregtimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës, pas hyrjes në fuqi të vendimit nr. 72 datë 15.04.2024 të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Advertisements

Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se; nisur nga informacione mediatike në lidhje me njoftimin e furrave të bukës për rritjen e çmimit të bukës, më datë 1 nëntor ka filluar monitorimin e menjëhershëm në terren për evidentimin e çdo sjelljeje abuzuese në shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

Advertisements

Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.

Autoriteti i Konkurrencës, ka kujtuar ndërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit të bukës se, shkelja e ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

Advertisements

Në muajin prill, Enti i Entit Rregullator të Energjisë, miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për klientët furra buke dhe prodhim mielli që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU).

Për secilën kategori, është miratuar edhe çmimi i energjisë aktive në orar piku, që për periudhën 1 nëntor – 31 mars është 18:00-22:00, ndërsa për periudhën 1 prill – 31 tetor është 19:00-23:00.

Sipas vendimit të Bordit të ERE, për kategorinë e parë ku përfshihen furrë buke dhe prodhim mielli, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kWh, ndërsa çmim në orar pik është 8.74 lekë për kWh.

Për kategorinë e dytë ku përfshihen subjektet furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kWh, ndërsa çmimi në orar pik është 10.93 lekë/kWh.

Për kategorinë e tretë ku përfshihen subjektet furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim kafe (ekspres), çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kWh, ndërsa çmimi në orar pik është 13.80 lekë/kWh./Monitor

You may also like