Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë, mot të kthjellët dhe të freskët.
Advertisements
Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Advertisements
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.