Pritet të njihet me masën e sigurisë, momenti kur Veliaj futet në GJKKO

Fotoja e mësipërme është e kryebashkiakut të arrestuar socialist Erion Veliaj teksa futet në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Në foton e kapur nga LSA, shihet Veliaj i rrethuar nga efektivë, teksa hynë në sallën e gjyqit, ku dhe do të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.

Advertisements

Në seancën e djeshme, avokatët e Veliajt mësohet se kanë kërkuar të njihen me prova të reja. Mbrojtja e Veliajt ka bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që masa e sigurisë “arrest në burg” duhet të shfuqizohet dhe se kryebashkiakut duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Sipas mbrojtjes, Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Advertisements

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi. Në të njëjtën seancë, janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në ‘arrest me burg’ dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në ‘detyrim paraqitjeje’.