Mjeku ka sqaruar problematikat me të cilat përballen fëmijët në të folur, kur nisin belbëzimet e para dhe kur prindërit duhet të shqetësohen nëse fëmija ende nuk ka nisur të flasë fjalët e para apo të krijojë fjali.
Advertisements
“Komunikimi paragjuhësor nis në 4 muaj me gugatje dhe 6 muaj me belbëzime.
Në moshën 9 mujore fëmija duhet të thotë baba, mama dhe fjalët e para duhet të nisin në 12 muaj, megjithatë kjo ka tolerancë deri në 18 muaj. Nëse kemi një kontakt të mirë në sy nënës dhe babait, i qesh dhe komunikon verbalisht me prindërit do të thotë që nuk ka diçka për t’u shqetësuar.
Advertisements
Në atë moshë, nëse fëmija ka një shikim tangecial, nëse e shmang shikim në sy do të thotë se ka një alarm për t’u ndjekur. Nuk është kush që është pjesë e spektrit autik por që duhet ndjekur
Faktorët që ndikojnë në vonesat për të folur mund të jenë gjenetikë, mjedisorë, ndotja e mjedisit ka sjellë problematikat e veta, rrit shanse për çrregullime të spektrit autor, mund të jetë një problem gjenetik
Faktorët mjedisore dhe dashuria e kontakti fizik janë shumë të rëndësishme”, tha ai.
Mjeku u ndal edhe tek teknologjia dhe efekti që ka ajo tek fëmijët.
“Telefonat, duhen shmangur telefonat deri në 12 vjeç, ndërsa sa i përket televizorit, një fëmijë i moshës 2-3 vjeç duhet të shohë rreth 30 mi në ditë.
Në moshën 3-6 vjeç mund të shohë një orë televizor në ditë.
“Miku virtual” është shumë egoist flet vetëm vetë dhe nuk kërkon ndërveprim, kjo pengon.
Të paktën 30 minuta në ditë babai ose mami duhet të merren me fëmijën që ai të mos ndjehet vetëm, të dëgjojë dhe dëgjohet.
Fëmija nuk duhet trajtuar sikur të jetë kukull, por si një i rritur, duhet t’i sqarohet një vendim, duhet përgatitur. Fëmija për gjithçka, edhe nëse do të na duhet të ikim diku duhet t’i shpjegojmë se do të shkojmë diku dhe atje mund të ketë fëmijë të tjerë etj.
Stresi dhe emocioni i prindit i transmetohet edhe fëmijës”, tha ai.