Probleme me drejtësinë? Luiz Ejlli publikon VIDEON duke ngarë një makinë policie!

by editor

Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, prej disa ditësh përflitet në media se nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë, por një video e publikuar së fundmi duket se hedh poshtë të gjitha këto.

Advertisements

Luizi thuhet se akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim, por sot ai ka publikuar një video teksa i jep një makine të Policisë së Shtetit.

Këngëtari ka postuar në ‘Insta story’ në video ku i afrohet një makine në të cilën shkruan, “Policia e Shtetit”, hipën dhe largohet.

Advertisements

Dosja ndaj tij mësohet se ka kaluar për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vjet burgim.

Lidhur me këto akuza nuk ka ende një reagim zyrtar nga këngëtari për t’i konfirmuar apo hedhur poshtë, dhe mesa duket me videon e sotme ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër të kthejë përgjigje.

You may also like