Probleme teknike gjatë koncertit, Melinda Ademi i kthehet keq DJ

by editor

Në rrjet është duke qarkulluar kudo një video ku tregon një moment të sikletshëm për këngëtaren Melinda Ademi. Në një nga koncertet e saj, ekipi teknik ka hasur në disa probleme duke bërë që muzika të ndërpritej vazhdimisht.Kjo situatë nuk është pritur mirë nga këngëtarja dhe reagimi i saj po bën bujë kudo në rrjet. Ajo shfaqet e frustruar duke i bërtitur ekipit teknik dhe DJ, moment i cili për shumë është cilësuar i tepërt nga ana e artistes, ndërsa për të tjerë i drejtë.

You may also like