Belind Këlliçi i ka bërë thirrje ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që t’i japë përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë.
Advertisements
Thirrja e Këlliçit vjen pas skandalit me 27 ton mish të importuar nga Brazili që rezultoi se kishte salmonelë.
Advertisements
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi se ka nisur procedurat e gjurmimit dhe bllokimit të një sasie mishi pule, i dyshuar me Salmonelë, që është importuar në vendin tonë nga Brazili, përmes Portit të Durrësit.
Sipas AKU, është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Subjekti importues do të hetohet për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.
“Një denoncim urgjent i lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë!
Nga një investigim i emisionit Piranjat në SYRI TV, 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV.
Kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave.
Kjo është një çështje urgjente!!!
Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.
Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!”