Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, Kristian Boçi “lan mëkatet” në Kishë: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet

by editor

Ditën e sotme, Kristian Boçi, ka reaguar sërish pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës, për sekuestrimin e 50 milionë eurove pasuri në emër të tij dhe të personave të lidhur me të.

Advertisements

Përmes një reagimi në “Instagram”, Boçi mohon akuzat dhe thotë se nuk ka cenuar ligjin e vendit.

Advertisements

“Ka krejt të drejtën e vet ligji me më pa, me më kontrollu, e me më verifiku“, shkruan ai rreth lajmeve të ditëve të fundit, duke vijuar:

“Një shtet pa ligj është si një shtëpi që e drejtojnë fëmijët. Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi, rezulton se krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Abules i dënuar për trafik droge në Belgjikë.

Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi, ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara. Mes sekuestrimeve janë edhe 14 shoqëri tregtare.
Hetimet

Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Elman Abules në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi dhe E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.

Elman Abules rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale.

Gjithashtu, nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Abules ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin të Kristian Boçit dhe shtetasit V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abules dhe K. B., apo midis Kristian Boçit dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Çfarë u sekuestrua

14 shoqëri tregtare

Pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:
Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;
Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;
Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;
Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.
Pasuritë në emër të Kristian Boçit
Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abules dhe M. N., si më poshtë:

Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë.

You may also like