Prokuroria kerkoi diten e sotme, 25 vite burg për Benjamin Hajron, i akuzuar se rrëmbeu dhe dogji të gjallë 2 të rinj në 1997 ne qytetin e Beratit.
Advertisements
Ai eshte ekstraduar ne Shqiperi me 8 gusht 2019. Benjamin Hajro, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton i dënuar me 25 vite burg për një ngjarje makabre që ka ndodhur në 2 qershor të 1997-së.
Advertisements
Asokohe, dy të rinj u rrëmbyen, u torturuan dhe më pas u dogjën, njëri prej tyre i gjallë në lagjen Vakëf në Berat nga banda me të njëjtin emër, pjesë e së cilës ishte edhe Benjamin Hajro.
Si ndodhi ngjarja
Advertisements
Në 3 Qershor të 1997 Policia u njoftua se një grup personash të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri automatike shtetasit Arjan Avdullai dhe Eduart Pema në lagjen “Jani Vruho” Berat. Prokuroria e Beratit filloi hetimet në 22 Mars të 1998, por në 5 Nentor të 1999 u pezullua hetimi për mosnjohje të autorëve.
Në vitin 2012 hetimet rifilluan sërish 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve për shkak të dekalrimeve të dhëna nga shtetasi Bledar Pema (ndryshuar emërin në Ronaldo Pema). Ai deklaruar në lidhje me ngjarjen dhe personat përgjegjës si më poshtë:
“Më datën 2 qershor 1997, pasdite, ka qenë së bashku me vëllain Eduart Pema, duke qëndruar në trotuarin e rrugës që të çon në lagjen “Vakëf”. Aty vjen një makinë e bardhë dhe zbresin katër persona (të pandehurit).
Ata mbanin automatikë në duar. I thanë vëllait të hipte me ta në makinë. Unë isha shumë i shqetësuar dhe u them familjarëve që Eduartin e morën nën kërcënimin e automatikëve. Pjesëtarët e familjes u shqetësuan shumë, por duke pasur parasysh me kë kishin të bënin nuk bënë asnjë veprim konkret. Unë shkoj tek shtëpia e Byniamin Hajros.
Te garazhi Byniaminit shoh vëllain tim Eduartin të lidhur me tela me gjemba me duar mbrapa të shtrirë në tokë dhe që të katër personat që e morën vëllain po e qëllonin me qytë të automatikut. U largova menjëherë drejt shtëpisë. Familjarëve u thashë që Eduarti ishte te garazhi i Byniaminit.
Pjesëtarët e familjes u shqetësuan dhe thanë që nuk kemi çfarë t’u bëjmë atyre se ata të vrasin, policia nuk funksiononte”, – ka dëshmuar Bledar Pema, i cili tha se atë natë nuk u kthye Eduarti dhe të nesërmen në mëngjes, rreth orës 06:00 u ngrit dhe shkoi te garazhi i Byniaminit. “Afrohem rreth pesë metra larg garazhit dhe brenda tij pashë Byniamin Hajron, Kudret Zhukën, Kastriot Frashërin dhe Gazment Hoxhën. Të shtrirë në dyshemenë e garazhit të lidhur me tela me gjemba pashë vëllain tim Eduartin dhe Arjan Avdullain.Nuk kaluan as dy-tre minuta pasi unë mbërrita aty, të katër personat lidhën me një tel, te ganxha e rimorkimit nga mbrapa, të një makine ‘Golf’ me ngjyrë si gri me targa Berati trupin e Eduart Pemës dhe Arjan Avdullait. U nisën drejt sheshit të lagjes ‘Vakëf’. Dy trupat i tërhoqën zvarrë nëpër rrugën e lagjes.
Unë nuk ju ndava nga mbrapa makinës që i tërhiqte këta zvarrë. Makina ndaloi. Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha shkuan dhe zgjidhën telin tek ganxha e makinës, ndërsa hapën derën e bagazhit të makinës, ku nxorën prej saj një shishe qelqi. Me lëngun që kishte ajo spërkatën dy trupat e Eduartit dhe të Arjanit.
Mbas spërkatjes, Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha, u vunë flakën. Trupat morën flakë, në këtë moment Arjan Avdullai ngrihet në këmbë dhe filloi t’i shante. Në këtë kohë, Gazmend Hoxha gjuajti me automatik me breshëri drejt Arjan Avdullait dhe e la të vrarë në vend. Ata u larguan dhe kufomat e të dyve vazhduan të digjen. Unë në këtë kohë shkova në shtëpi dhe u thashë pjesëtarëve të familjes për ngjarjen që kishte ndodhur”, – përfundon dëshmia e Bledarit, që në atë kohë ka qenë vetëm 13 vjeç.
Pas kësaj dëshmie, më datë 29 janar 2013, është bërë zhvarrimi i dy kufomave, ku u konstatuan thyerje të shumta të kockave të kafkës, nofullës së poshtme, eshtrave të gjymtyrëve të poshtme, citon bold news. Gjatë këqyrjes së kufomave, konkretisht në varrin e Eduart Pemës, janë gjetur dhjetë pjesë metalike si ato të predhave të armëve të zjarrit. Babai i Arjan Avdullait ka pohuar se nuk e di kush ia ka vrarë djalin.
Ndërkohë, nëna e tij ka thënë se e ka marrë vesh vrasjen e djalit se ia kishin vrarë dhe djegur, lidhur me tela me gjemba, por nuk di gjë se kush ja kanë vrarë.
Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënuar katër shtetasit, Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Gazmend Hoxha dhe Kastriot Frashëri.
“Banda e Vakëfit” Berat:
Benjamin Hajro (Bujo Çami), kreu i grupit
Kudret Zhuka, 49 vjeç, i arrestuar
Kastriot Frashëri, 45 vjeç, i arrestuar
Gazmend Hoxha, 41 vjeç, në kërkim