“Prokuroria të orientojë hetimet për vrasje me dashje dhe…”, avokati i njohur komenton shpërthimin në Fier ku si pasojë mbeten 2 viktima: Një biznes pa leje, punonjësit të gjithë të padeklaruar

by editor

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në një studio televizive, duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnje ku nga shpërthimi kanë humbur jetën dy persona, dhe janë plagosur 7 të tjerë.

Advertisements

Ai tha se ngjarja është shumë e rëndë e dyta për nga rëndësia pas asaj të Gërdecit, ndërsa theksoi se ajo duhet të hetohet nga BKH dhe jo nga oficerët e policisë.

Advertisements

Sipas tij biznesi i ngritur në kundërshtim me ligjin dhe se deputeti duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha veprimet.

“Ngjarja ka ndodhur dhe ishte e rëndë dhe kam thënë se ishte e dyta pas Gërdecit që ka regjistruar dy viktima por mund të kishte dhe më shumë dhe më e keqja ka qenë se ka pasur dhe individë të punësuar minorenë që u kanë dhënë lekë për të mos treguar.

Nëse je deputet je subjekt i SPAK, tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Nuk duhet të hetohet absolutisht nga oficerët e policisë sepse për shkak të detyrës që ata mbajnë është e politizuar dhe mund të ndikojë në fshehjen e të dhënave.

Ai është një biznes pa leje, po operonte pa leje, punonjësit të gjithë të padeklaruar nuk paguajnë tatimet, pra është një biznes në kundërshtim me ligjet. Deputeti që përflitet ka bërë deklarim të rremë pra është një hetim i thelluar, kështu që duhet të zbardhet si ngjarje.”

Më tej ai shtoi se prokuroria duhet të orientojë hetimet për vrasje me dashje dhe ndikim të paligjshëm.

“Të gjithë jemi në mendjen që deputeti duhet të mbajë përgjegjësinë e tij, sepse arrestohet pa asnjë shkelje ligji një administratori që s’ka pasur fare lidhje me të. Deputeti duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha veprimet.

Ai është një biznes në buzë të rrugës dhe të gjithë e dinë që ai është aty prandaj duhet të përgjigjet për të gjitha për këto. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga pushteti, sepse po të ishte i opozitës nuk do ndodhte ajo aty. Administratori nuk duhej të arrestohej.

Aktualisht ai po hetohet por për mua do duhet ti shtojë dhe dy vepra penale që janë vrasja me dashje sepse në bazë të nenit 76 të kodit penal vrasja me dashje parashikohet vetëm në të tilla raste sepse nëse ti organizon një biznes të tillë i di dhe pasojat.

Dhe në rastin konkret si ka dashur këto por duhet ti kishte marrë parasysh pasojat dhe për mua duhet të kualifikohet dhe akuza për vrasje dhe ndikimi i paligjshëm. Pra prokuroria duhet të orientojë hetimet për vrasje me dashje dhe ndikim të paligjshëm.”, përfundoi Cakrani.

You may also like