Protesta e radhës të premten tjetër në ora 11:00 para Bashkisë së Tiranës, Berisha: Paralajmëroj rrugaçët civilë dhe patronazhistët, mos guxoni të prekni një demonstrues se do merrni atë që meritoni

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga tubimi qytetar që zhvillohet në rrugën e Shpresës, i ka drejtuar një paralajmërim dje, atyre që i quajti si rrugaçët civilë, patronazhistë, që të mos guxojnë të prekin demonstruesit, pasi do të marrin atë që meritojnë. Berisha tha se protesta e radhës do të jetë të premten, po në orën 11:00, ndërsa u shpreh se Erion Veliajn nuk ka forcë që e mbron.

Advertisements

“Prisni kur të na dalë në Tëitter, Aleksis Soros me ‘my brother’ Veliaj. Erion, nuk ka forcë që të mbron më. Jep dorëheqjen, hajdut i shpifur. Ndaj dhe këtë javë, çdo orë përgatitje, çdo orë debate, çdo orë diskutime për betejën e ardhshme. Për të premten e ardhshme. Në ora 11:00, në ora 11:00.

Advertisements

Qytetare dhe qytetarë, dëgjoni zërin e ndërgjegjes suaj, dëgjoni zërin e qenies suaj shqiptare. Të shpëtojmë Shqipërinë. Nuk ka vend në botë që të ketë një pushtet të tillë. Vietnami komunist është katër shkallë mbi narkoshtetin e Edi Ramës në zbatim të ligjit. Dhe paralajmëroj rrugaçët civilë, patronazhistë, mos guxoni të prekni një demonstrues se do merrni atë që meritoni. Rruga jonë është pa kthim. Rruga jonë është drejt fitores. Fitore, fitore, fitore”, deklaroi Berisha.

You may also like