Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita ka protestuar ditën e sotme brenda në Kuvend, por edhe në ambientet e jashtme.
Advertisements
Situata është tensionuar gjatë protestës ku demokratët janë konfrontuar me forcat e rendit, ndërkohë që i kanë vënë flakën gomave të makinave që kishin sjellë me vete.
Advertisements
Drejt forcave të rendit janë hedhur sende të forta për disa minuta, ndërkohë që në disa fotografi të realizuara gjatë tubimit janë parë përkrahëset e Sali Berishës, teksa qëllojnë me pjeshkë efektivët.
Tensione ka patur dhe brenda sallës së Kuvendit, ku Flamur Noka është përjashtuar nga punimet e Kuvendit për shkak të debateve me Lindita Nikollën.
Advertisements