Pse i rrisni pagat deputetëve dhe jo pensionet? Rama ‘zihet ngushtë’: Janë një pikë uji në…

by editor

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Fier në një bashkëbisedim me pensionistët në kuadër të fushatës së nisur për deklarimin e plotë të pagave. Rama tha se ka ardhur koha për të parë më larg për çështjen e pensioneve sepse ekonomia është rritur dhe janë mundësitë.

Advertisements

Kryeministri Rama u zu ‘ngushtë’ për rritjen e pagave të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Rama shprehet se nëse pagat e deputetëve do të mbulonin shtimin e pensioneve do t’i nxirrte të gjithë vullnetarë.

Advertisements

“Është vetëm demagogji e shëmtuar, për të hedhur sa më shumë helm në gjakun dhe mendjen e pensionistëve”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: Janë ca që thonë pse i rrisni pagat e deputetëve rritjani pensionistëve, po sikur ato pagat e deputetëve të mbulonin rritjen e pensioneve ne do t’i nxirrnim deputetët vullnetarë të gjithë.

Advertisements

Por, pagat e deputetëve në krahasim, 140 deputetë në krahasim me 700 mijë pensionistëve janë një pikë uji në oqean. Kjo është vetëm demagogji e shëmtuar, për të hedhur sa më shumë helm në gjakun dhe mendjen e pensionistëve. S’ka lidhje fare, zero dhe e përsëris, që nga rritja e pagave përfiton fondi i pensioneve. Problemi ynë është të reflektohet rritja e pagave reale në sektorin privat.

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Fier në një bashkëbisedim me pensionistët në kuadër të fushatës së nisur për deklarimin e plotë të pagave. Rama tha se ka ardhur koha për të parë më larg për çështjen e pensioneve sepse ekonomia është rritur dhe janë mundësitë.

Ai tha se rritja e pensioneve nuk mund të bëhet se ashtu ke dëshirë apo interes politik në një moment të caktuar, pasi nëse ndodh kështu hap një gropë të madhe më të rrezikshme se piramidat dhe falimenton shtetin.

You may also like