Mediat gjermane i janë kundëvënë Loredanës, pasi sipas pretendimeve, këngëtarja është arsyeja që futbollisti nuk po jep maksimumin e tij në fushë.Këngëtarja e njohur, Loredana prej disa kohësh po shijon lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin Karim Adeyemit. Pas ndarjes së artistes nga Mozzik, kjo është lidhja e parë që Loredana e ka bërë publike dhe shpesh herë ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi nën shoqërinë e partnerit të saj.
Advertisements
Mirëpo ndërkohë që dyshja po shijon lidhjen e tyre, mediat gjermane i janë kundëvënë Loredanës, pasi sipas pretendimeve, Loredana është arsyeja që futbollisti nuk po jep maksimumin e tij në fushë.
Advertisements
Pasi nuk mori ftesë nga kombëtarja gjermane A, sepse nuk ka qenë në formën e duhur dhe nuk po aktivizohet rregullisht me Borusia Dortmund, lli i Dortmundit, Adeyem ka refuzuar që të luajë edhe me Gjermaninë U21.
Ky refuzim ka zhgënjyer shumë Trajnerin e Gjermanisë. Julian Nagelsmann, mesa duket nuk është i kënaqur me vendimin e Karim Adeyemi për të refuzuar një ftesë për të përfaqësuar kombëtaren U21.
Mediat e huaja janë të sigurt se lidhja e tij me këngëtaren shqiptare Loredana, po e largon nga rruga e duhur në botën e futboll. Lojtari i ri i Borusia Dortmund shihej si shpresa e të ardhmes së Gjermanisë, por në periudhën e fundit është folur më shumë për lidhjen me këngëtaren se sa për atë që po bën në fushë.
Gjithashtu në Korrik të këtij viti, gazeta ‘’Bild’’ tha se Loredana dhe Karim Adeyemi janë në një lidhje romantike dhe po e shijojnë në maksimum këtë lidhje.
‘’Nëse gjithçka shkon siç duhet në jetën personale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për atë futbollistike. Sezoni për futbollistin gjerman duket se nuk ka nisur siç duhet. Lojtari ka rënie të dukshëm të performancës në fushën e lojës në 5 ndeshjet e para me Dortmun’’ – tha Bild në korrik te 2023.