Tensionet në Tomor Alizoti reagon pas komenteve të ambasadorit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, i cili tha se dhuna dhe pamjet e djeshme nuk janë normale dhe dhuna nuk është kjo zgjidhja.
Advertisements
Për News24, deputeti demokrat deklaroi se opozita duhet të radikalizohet për të trembur pushtetin, pasi është djegur liria e shqiptarëve.
Advertisements
“Me gjithë respektin, e bën ambasadori i BE këtë deklaratë kur digjet Athina apo Parisi? Jemi ne më të civilizuar se ata? Këtu është djegur liria e shqiptarëve. Opozita nuk duhet të merret me retorikë. Duhet të trembë pushtetin”, u shpreh ai.
Alizoti u shpreh ndër të tjera se opozita duhet të mbroje interesat e kombit shqiptar. “Nesër mund të hyjë kushdo në burg, edhe ju”, tha ai.
Advertisements
“Pse nuk ka një gjyq ndaj njerëzve në pushtet, por ndaj atyre që e humbin pushtetin. Të dënosh Salianjin e të lesh gjithë njerëzit që kanë harxhuar 500 mijë apo 1 milion dollarë, kjo është një çështje shqiptare. Shqiptarët duhet të mbushin rrugët. Demokracia dhe opozita duhet të radikalizohen. Le të fusin të gjithë deputetët e PD brenda, më mirë jemi atje. Sot Salianji është i madh dhe deputetët e PD të vegjël”, u shpreh ai.