“Pse nuk vesh gjëra “luxury” ‘si shoqet’?”/ Eliona Pitarka: Çdo të ardhur e kemi falë punës tonë, më dhimbsen lekët…

by editor

“Asnjëri nga ne nuk vjen nga një familje e pasur”

Advertisements

Aktorja e njohur, Eliona Pitarka, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo poston foto e video të ndryshme, ku nuk mungojnë as pozat me familjen e saj të bukur.

Pitarka herë pas here bën edhe bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët janë kuriozë të dinë sa më shumë gjëra rreth jetës së aktores.

Advertisements

Por së fundmi, një nga ndjekësit ka dashur që të dijë se pse ajo nuk vesh gjëra “luxury” si shoqet e saj. E nëna e dy vajzave nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje.

Aktorja shkruan në “Instastory” se ‘jeta pasi bëhesh prind ndryshon dhe se janë fëmijët prioritet’. Paratë që ajo dhe bashkëshorti fitojnë, dëshiron që t’i investojë për vajzat dhe rrallë herë me gjëra luksoze.

Advertisements

“Tashmë jam një mama e 2 fëmijëve, e primare është të punoj fort për t’i siguruar atyre çdo gjë që kanë nevojë pa llastime. Çdo të ardhur e kemi falë punës tonë, sepse asnjëri nga ne nuk vjen nga një familje e pasur. Kështu që më dhimbsen lekët për t’i shpenzuar në veshje “luxury”. Sigurisht që edhe qejfin vetes ja bëj ndonjëherë, por kur bëhesh prind, të paktën për mua ndryshojnë prioritetet”, i është përgjigjur aktorja e njohur personit që e ka pyetur.

You may also like