Pas nisjeve të hetimeve nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, gazetari Flogert Muça deklaron se drejtësia do të vazhdojë edhe me figura të tjera politike.
Advertisements
Muça tha se politikanët tremben pasi SPAK mund t’i bëjë një lloj vetting nëse kanë shfrytëzuar ose jo pushtetin për interesa personale ndërsa shtoi se vetë Berisha po përpiqet të fshihet nën figurën e PD për t’iu shmangur drejtësisë.
Advertisements
“E di pse tremben politikanët? Tremben pasi SPAK në momentin që nis hetimet, t’i hap të gjitha petët e byrekut. Bëhet një lloj vettingu i plotë mbi çdo veprim. Po të ishte vetëm për një ndryshim ligji, që ka bërë Berisha dhe mund të justifikohej. Por nëse shkon aty e di që pasojat do të jenë fatale. Berisha po bën thjesht betejën që kishte nisur prej kur u shpall non-grata, Basha e pezulloi nga partia nuk e pezulloi.
Që aty kuptohej se nuk kishte të bënte me partinë por përdorim të partisë për interes politik të Berishës, e dinte që do vinte kjo ditë.
Ajo që po bën sot është vazhdimi i shfrytëzimit të demokratëve për hallin personal dhe familjar.
Ai po përdor PD-në për të thënë që është sulm politik, por përpara drejtësisë je një qytetar i thjeshtë. Ai duhet të jetë i pari që të tregonte shembull, të ishte në dispozicion të drejtësisë për hetimet”, tha Muça.