Publikohen fotot dhe emrat e 12 personave më të kërkuar të momentit në Londër, mes tyre dhe një i ri shqiptar. Ja për çfarë akuzohet

by editor

Policia e Londrës ka publikuar foto dhe emrat e 12 personave më të kërkuar, ku mes tyre është edhe një shtetas shqiptar, i akuzuar për përdhunim.

Advertisements

Bëhet fjalë për shtetasin Ron Domi, për të cilin policia e Bedfordshire bën apel për ndihmë me qëllim gjetjen e të riut, i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë adoleshente.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e Lutonit në Londër.

Oficerët e policisë besojnë se njerëzit mund ta kenë parë sulmuesin dhe viktimën e tij në zonën Bramingham Ëoods të qytetit midis orës 11:30 dhe 14:30.

Mediat britanike dyshojnë se Domi mund të jetë fshehur në Edmonton ose në zona të Londres Veriore, por edhe në Shqipëri.

Policia londineze u bën thirrje veçanërisht komunitetit shqiptar që të japë informacion mbi vendndodhjen e Domit.

Shqiptari Ron Domi mes 12 personave me te kerkuar te momentit ne Londer

You may also like