Kompania “Gener 2” ka publikuar listën finale të çmimeve për kalimin në autostradën Thumanë-Kashar. Nga 4 janari nisi aplikimi i tarifës dhe ndryshe nga sa u deklarua në fillim, tarifta janë vërtet të kripura për një aks 21 km të gjatë.
Advertisements
Për më tepër që nuk është fare në cilësinë e një autostrade, ku fillimisht u deklarua se do të lëvizej me 130 km/h. Në shumë pjesë ka dëmtime, sidomos te korsia e parë ku dhe lëvizin makinat e tonazhit të rëndë.
Advertisements
Sipas çmimeve të publikuara nga “Gener 2” e Bashkim Ulajt, motoçikletat me cilindratë mbi 250 centimetër kub do të paguajnë 170 lekë, ndërsa automjetet 250 lekë ose 2.5 euro. Për kamionët, autobusët dhe mjetet me 2 apo tre kate e lartësi mbi 2.2 metër është aplikuar tarifa 620 lekë. Ndërkohë mjetet me 4 ose më shumë akse do të paguajnë 870 lekë ose me kursin e këmbimit, 8.8 euro.
Kompania koncesionare ka publikuar gjithashtu edhe tarifat për segmente të veçanta të kësaj autostrade, si Rinas-Thumanë, Kashar-Thumanë dhe Kashar-Rinas.
Kështu, për aksin Kashar-Rinas, çmimi nis nga 50 lekë për triciklat, ose 0,6 euro, deri në 270 lekë (0,6 euro) për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.
Për aksin Kashar-Thumanë, tarifat nisin nga 170 lekë për triciklat, ose 1,8 euro, deri në 870 lekë (8,8 euro), për kamionët ose automjetet e tjerë me katër ose më shumë akse.
Në çdo vend të botës ka kalime me pagesa. Por te Thumanë-Kashar ka dy probleme. E para 21 km rrugë fare mirë mund t’i ndërtonte shteti vetë dhe tarifat shkonin në buxhet. Askush nuk do të ishte kundër. E dyta, rruga nuk ka cilësi. Në shumë pjesë asfalti ka rënë dhe të paguash 2.5 euro është zhvatje. /Pamfleti