Ky është momenti kur një fëmijë i mitur dhunohet nga edukatorja e tij në ambientet e kopshtit privat “Gledis” në zonën e Astirit në Tiranë.
Advertisements
Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së kopshtit, ku siç mund të shihet, ngjarja ndodh në prezencë të fëmijëve të tjerë.
Advertisements
Fillimisht edukatorja 46-vjeçare, tashmë e identifikuar nga policia si Rudina Gërdani, shfaqet teksa i bën foto të miturit.
Më pas ajo afrohet pranë tij dhe e godet me shpullë në fytyrë. I mituri shihet se më pas qëndron i trembur.
46-vjeçarja është denoncuar në polici nga babai i një tjetër fëmije, vetëm 3 vjeç, i dhunuar nga e njëjta edukatore.
Ka qenë djali i tij që i ka rrëfyer dhunën dhe me hapjen e kamerave të sigurisë u konstatuan edhe rastet e tjera.
Menjëherë pas këtij kallëzimi, policia ka shkuar për të marrë në pyetje edukatoren e kopshtit, por ajo nuk është gjendur.
Në këto kushte uniformat blu e kanë shpallur atë në kërkim.