Pukë/ Plagoset me thikë i riu dhe dërgohet me urgjencë në spital

by editor

Oltion Maradodaj, 19 vjeç, ka mbetur i plagosur si rezultat i një goditje me thikë, në Fushë-Arrëz.

I riu është transportuar menjëherë drejt spitalit të Pukës.

Advertisements

Policia bën të ditur se rrethanat nuk janë zbuluar ende dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Advertisements

Fushë Arrëz/Informacion paraprak

Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi A. M.

Advertisements

Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

You may also like