Një punëtor është rrëzuar nga një pallat në ndërtim, në zonën e Kamzës.
Advertisements
Policia thotë se 55-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 14:55, në Kamëz, shtetasi Sh.P, rreth 55 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.