Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia, policia arreston inxhinierin e firmës së ndërtimit (EMRI)

by editor

Policia ka arrestuar inxhinerin e kompanisë Dd air shpk, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Advertisements

Kjo pasi ditën e djeshme, në rrugën Bardhok Biba në Tiranë, teksa në një objekt po kryheshin punime, një punëtor ra nga lartësia duke humbur jetën.

Advertisements

Për këtë, policia vuri në pranga 33-vjeçarin Kristjan Moli me detyrë inxhinier, drejtues teknik në firmën që po kryente punime edhe punëtori që humbi jetën në vendin e punës.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi V. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë`.

Advertisements

You may also like