Presidenti rus Vladimir Putin kërkoi falje të shtunën për rrëzimin e avionit të Azerbajxhanit, duke thyer heshtjen treditore të Kremlinit për aksidentin që mori jetën e 38 personave.
Advertisements
Megjithe faljen e kerkuar, lideri rus nuk e pranoi në mënyrë eksplicite përgjegjësinë e Rusisë për rrëzimin.
Advertisements
Putin “i kerkoi falje” për rrëzimin në një telefonatë me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, tha Kremlini në një deklaratë.Putin i tha zotit Aliyev “se incidenti tragjik ndodhi në hapësirën ajrore ruse”, sipas deklaratës. Telefonata u iniciua nga lideri rus, tha Kremlini.
Kreu rus tha se ndërsa avioni i afrohej destinacionit të tij të planifikuar të Groznit, në Rusinë jugore, mbrojtja ajrore ruse kishte filluar të zmbrapsë një sulm nga dronët ukrainas në aeroportin e Groznit dhe të tjerë aty pranë.
Deklarata nuk ia atribuoi rrëzimin një rakete ruse të mbrojtjes ajrore, një shkak ku hetuesit në Azerbajxhan janë fokusuar si pista kryesore e hetimit per tragjedine.
Zyra presidenciale e Azerbajxhanit konfirmoi se zoti Putin i kishte ofruar falje zotit Aliyev, por sugjeroi se faji ishte me mbrojtjen ajrore ruse.