Vrasja e mirëmenduar e Gjokë dhe Eduart Gurra në fshatin Sumë të Shkodrës, nuk ka ende një pistë zyrtare hetimi. Ekzekutimi i babë e bir tronditi opininin publik për nga gjakftohtësia e kryerjes së krimit. Fakt është se atyre iu ngrit një pritë duke përdorur si “karrem” dëmtimin e shtëpisë në fshat, pasi familja Gurra jetonte në Shkodër.
Advertisements
Një pistë e dyshuar lidhet me punën e Gjokë Gurrës dhe luftës ndaj kanabisit. 57-vjeçari ka shërbyer për polici si efektiv teksa ishte edhe kryeplak i fshatit Bruçaj, ku kishte një banesë që ia dogjën mbrëmjen e së mërkurës. Dyshohet se kultivimi i lëndëve narkotike në zonën e Pultit në Dukagjin, mund të jetë arsyeja e vrasjes së babë e bir. Trafikantët mund të jenë ndier të kërcënuar nga informacionet që Gjokë Gurra mund të jepte.
Advertisements
Pista e dytë lidhet me shfrytëzimin e pyjve. Pasi u largua nga policia, Gjokë së bashku me djalin e tij kanë punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre. Këtë punë ata e kanë bërë prej 15 vitesh dhe ka dyshime se vrasja është bërë për shkak të konkurencës. Këto janë disa nga dyshimet e ngritur deri më tani media, pasi policia nuk a asnjë konfirmim zyrtar.
Nga kontrolli i regjistrit penal, Gjokë dhe Eduart Gurra nuk rezultojnë të dënuar, të përfshirë në ndonjë ngjarje, në hasmëri, apo në vepra të ndryshme penale.