Policia e Tiranës vuri një pranga një 34-vjeçar pasi ndaloi automjetin me të cilin ai po lëviste ndërsa gjatë kontrollit u konstatua me një pistoletë në brez.
Advertisements
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën “Pjetër Bogdani”, një shtetas që lëvizte me automjet dhe ishte i armatosur me armë zjarri, organizuan punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ndalesa”.
Advertisements
I arrestuari është 34-vjeçari me inicialet M.K. me banim në Tiranë ndërsa gjatë kontrollit fizik të tij policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.