Nëse mendoni se është e çuditshme të planifikoni jetën tuaj rreth fazave të hënës, ndoshta duhet të mendoni sërish sepse në astrologji shenja juaj hënore ndikon fuqishëm në emocionet tuaja dhe disa madje besojnë se faza e hënës mund të parashikojë përputhshmërinë midis dy personave.
Advertisements
Për këtë arsye, njohja e kalendarit hënor të vitit 2025 mund t’ju ndihmojë të kaloni më lehtë peripecitë e përditshme
Advertisements
Ngjarje si Hëna e re, Hëna e plotë dhe eklipset kanë kuptime të thella emocionale që mund të ndihmojnë në interpretimin dhe menaxhimin e ngjarjeve të rëndësishme si fillime të reja, mbyllje kapitujsh dhe periudha reflektimi të vështira.
Më poshtë do të gjeni kalendarin hënor për vitin 2025 si dhe kuptimet kryesore të Hënës së re, Hënës së plotë dhe eklipseve.
Kalendari hënor për vitin 2025
Shënim: Datat janë dhënë sipas kohës lindore
Janar 2025
13 janar: Hënë e plotë në Gaforre
29 janar: Hënë e re në Ujor
Shkurt 2025
12 shkurt: Hënë e plotë në Luan
27 shkurt: Hënë e re në Peshk
Mars 2025
14 mars: Hënë e plotë me eklips total në Virgjëreshë
Prill 2025
12 prill: Hënë e plotë në Peshore
27 prill: Hënë e re në Dem
Maj 2025
12 maj: Hënë e plotë në Akrep
26 maj: Hënë e re në Binjakë, shkruan Anabel.
Qershor 2025
11 qershor: Hënë e plotë në Shigjetar
25 qershor: Hënë e re në Gaforre
Korrik 2025
10 korrik: Hënë e plotë në Bricjap
24 korrik: Hënë e re në Luan
Gusht 2025
9 gusht: Hënë e plotë në Ujor
23 gusht: Hënë e re në Virgjëreshë
Shtator 2025
7 shtator: Hënë e plotë me eklips total në Peshk
21 shtator: Hënë e re me eklips të pjesshëm në Virgjëreshë
Tetor 2025
6 tetor: Hënë e plotë në Dash
21 tetor: Hënë e re në Peshore
Nëntor 2025
5 nëntor: Hënë e plotë në Dem
20 nëntor: Hënë e re në Akrep
Dhjetor 2025
4 dhjetor: Hënë e plotë në Binjakë
19 dhjetor: Hënë e re në Shigjetar
Çfarë simbolizon Hëna e re në astrologji?
Ajo lidhet me fillime të reja, njësoj si faza e re e Hënës në qiell. Sipas astrologëve, kjo periudhë është ideale për të vendosur qëllime të reja dhe për të manifestuar synime që dëshironi të realizoni në javët e ardhshme. Shenja astrologjike ku bie hëna e re ndikon gjithashtu në energjitë dhe emocionet tuaja gjatë kësaj kohe.
Çfarë simbolizon Hëna e plotë në astrologji?
Nëse Hënat e re simbolizon fillime, Hënat e plota simbolizojnë përmbyllje. Gjatë kësaj faze, ndriçimi i plotë i Hënës ofron qartësi dhe mundësi për reflektim mbi atë që keni mësuar dhe arritur që nga faza e re.
Çfarë simbolizojnë eklipset në astrologji?
Eklipset shoqërohen me ndryshime të papritura dhe emocione të forta. Eklipset diellore ndodhin gjatë Hënës së re duke sjellë mundësi të reja dhe ndryshime të mëdha. Nga ana tjetër, eklipset hënore ndodhin gjatë hënave të plota dhe zakonisht nënkuptojnë përfundime të papritura. Astrologët këshillojnë që gjatë eklipseve të mos merrni vendime të nxituara, por të lini universin t’ju drejtojë drejt rrugës së duhur.