Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në një bashkëbisedim me fermerët dhe grumbullesit e bimëve medicinale. Berisha tha se kryeministri Rama ka injoruar këtë sektor, ndërsa me ironi u shpreh se bima e vetme mjekësore për të është droga.
Advertisements
Berisha shtoi përpara fermerëve si filozofia e vetme e tij dhe e Partisë Demokratike është prodhimi Made in Albania.
Advertisements
Kjo sipas tij do rrisë rrogat dhe ekonominë shqiptare. Ekonomia shqiptare për Berishën do mbështet te prodhimi.
Berisha: Për ju, si sektor i veçantë do subvencionojmë çdo përpjekje tuajën për kultivimin, mbledhjen, grumbullimin, përpunimin dhe eksportin. Ju garantoj se do jeni sektor me përparësi absolute. Kjo përputhet 100% me filozofinë tuaj Made in Albania. Këtë e konsiderojmë levën e Arkimedit për të rritur rrogat, për të konsoliduar ekonominë.
Shpallim prodhimin, prodhimin dhe vetëm prodhimin si udhëheqës të ekonomisë sonë. Duam të udhëhiqemi nga prodhimi. Prodhimi po bie prej disa vitesh. Janë krijuar mangësi në krah punë. Ikni ju thoshte diktatori, që nuk ka shqiptuar një herë fjalën sherebel, por ka shqiptuar me qindra herë fjalën kanabis. I ka ngelur shpirti te droga. Paçka se droga është shkatërrim. Që kur erdhi në pushtet, nuk ka folur një herë për ullinjtë, vreshtat, për bimët mjekësore, aromatike. Bima e vetme mjekësore për të është droga.