Qëllohet me armë zjarri drejt patrullës së policisë që po hiqte kamera ilegale

Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të një patrulle policie mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj të Malësisë së Madhe.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar me armë zjarri drejt policëve.

Advertisements

Këta të fundit ishin duke çmontuar disa kamera sigurie të vendosura në mënyrë ilegale në fshat.

Nga të shtënat me armë nuk raportohet për persona të plagosur, teksa dyshohet se edhe policia u është përgjigjur agresorëve me zjarr.

Aktualisht, një numër i madh i forcave të policisë janë nisur drejt fshatit Linaj, ndërsa është kryer shoqërimi për t’u marrë në pyetje i disa banorëve.