Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të martë, ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.
Advertisements
Gruaja 44-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Advertisements
Prendushi ishte e divorcuar prej gjashtë vitesh nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte tre fëmijë, ndërsa prej pesë vitesh bashkëjetonte me Manajn.Shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta, ndërkohë që në rrjetet sociale çifti shfaqej i lumtur, duke ndarë mesazhe dhe foto të përbashkëta.
@koli_manaj
Sipas policise, 34-vjeçari Manaj, brenda një automjeti, qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij, dhe më pas veten.
Nga plagët e marra, 34-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa Anila Prendushi ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policise:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.