Policia gjermane ka njoftuar se është vetëdorëzuar motra e boksierit të vrarë Besar Nimani.
Advertisements
33-vjeçarja ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë pasi dyshohet se qëlloi para gjykatës gjermane, familjarët e autorit për vrasjen e vëllait të saj.
Advertisements
“Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj”, njofton polica gjermane.
Kujtojmë se boksieri i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Besar Nimani u vra më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit ku dy burra i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje me të paktën 16 plumb. Në lidhje me vrasjen është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i të pandehurit, Aymand Dawoud Kirit.